U deportuan nga Dubai, sot mbahet seanca në GJKKO ndaj Dervishaj dhe Meçaj, ja çfarë pritet

GJKKO pritet të japë sot masat e sigurisë ndaj dy shumë të kërkuarve të drejtësisë, të deportuar nga Dubai, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Plaurent Dervishajt pritet ti komunikohen 2 masa sigurie arrest me burg që janë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 ndaj Klodian saliut dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Meçaj do t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg” për ngjarjes e 1 nëntorit të vitit 2019 ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën Andi Maloku.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com