U denoncua nga i biri se ishte zhdukur nga banesa, 92-vjeçari gjendet dhe shpëtohet në ujërat e lumit Osum

Një 92-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në lumin Osum, pasi është gjetur nga forcat e policisë pas denoncimit të djalit të të moshuarit, se i ati ishte zhdukur nga banesa.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Qemal Grëmshi. Efektivët e policisë të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur 92-vjeçarin që ishte në mes të rrymës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga lumi.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjen nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve, 92-vjeçari Qemal Grëmshi vuan nga skleroza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com