U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli

Gjendet pas 23 ditësh kufoma e 57 vjeçarit krutan Edmond Veseli i cili u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij.

Kufoma është gjetur nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë në afërsi të fushave të mejdanit.

Paraprakisht dyshohet që 57 vjeçari të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak por do jetë ekspertiza ajo që do cilesojë shkakun e vdekjes.

Ka qenë data 30 Nëntor, rreth orës 02:30 kur Edmond Veseli, ose siç njihet ndryshe “Edi i Derexhikut” (pasi shiste tek pazari i vjetër), u pa për herë të fundit në afërsi të gjimnazit të Krujës. Familjarët bën denoncim në polici vetëm 24 orë pas humbjes së kontakteve me të.

Pas denoncimit në polici familjarët bën apel edhe në media, duke ndarë edhe foton e Edmondit, teksa njëra i përkiste kartës së identitetit.

Vëllai i tij shprehej për mediat se pas denoncimit, policia nuk u vu në angazhim për gjetjen e 57-vjeçarit, teksa sqaroi se i vëllai i tij nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se familja e tij nuk ka problem apo konflikt me ndonjë person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com