Efektivët e policisë Malësi e Madhe kanë arritur të gjejnë pas mesnate grupin e personave prej 10 vetësh, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bogë që prej ditës së djeshme (4 shkurt).
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, bëhet me dije se disa prej këtyre personave janë dërguar në spital, ndërsa një prej tyre ka thyer këmbën.
I dëmtuar ka mbetur Kledison Doci, i cili po merr mjekimin e duhur pranë spitalit rajonal Shkodër. Grupi prej 10 personash është gjetur në Majën e Çardakut.
/a.r