U bllokua gjatë eksplorimit në Dajt, shpëtohet pas 5 orë kërkimesh i riu italian

Policia e kryeqytetit ka shpëtuar një turist italian i cili mbeti i bllokuar në malin e Dajtit mbrëmjen e djeshme. 20-vjeçari italian kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit dhe kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.

Pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.

20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com