Dervish Hasi, me profesion kardio-kirurg, është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur për prostitucion.
Por emri i tij nuk është i panjohur për policinë. Mjeku Hasa ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Dervish Hasi dhe roli i tij dolën në dritë falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Enver Jamaku. Ky i fundit ka treguar se në një rast ka qenë ai vetë që i ka çuar armët në shtëpinë e kirurgut.
Rrëfimi i Enver Jamakut çoi disa persona në pranga dhe zbuloi 18 baza armatimi në Tiranë. Dëshmia e tij më e fortë ishte ajo për ekzekutimin e Domart Konjarit (sot në arrati)./m.j