Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga autoritetet turke që ta mbajnë në paraburgim Lupço Palevski – Palço, deri në momentin e ekstradimit të tij.
Palevski-Palço akuzohet si autori kryesor i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevski në Shkup, e po ashtu edhe i vrasjes së 74-vjeçarit Pençe Zhezhovskit, që u gjet me të miturën.
Zëdhënësi i Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga njofton se ai ka nënshkruar kërkesën për ekstradim, e cila do i dërgohet Ministrisë turke të Drejtësisë. Shkupi pret që Ankaraja të veprojë me shpejtësi në përgjigje të kërkesës.
Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një marrëveshje të përbashkët për ekstradim. Pasi të miratohet ekstradimi, do të merret një vendim për kohën dhe mënyrën e transferimit të të dyshuarit, Lupço Palevski.