Ditën e hënë, Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike pas 8 muajsh, teksa kanë darkuar në një restorant në Londër.
Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë në vitin 2019, janë munduar që ta mbajnë marrëdhënien e tyre gjithmonë larg syrit të publikut. Së fundmi fansat e artistit ka qenë të shqetësuar për martesën e tij pas në albumin e tij të fundit, ai la të nënkuptonte se kishte probleme me martesën e tij.
“Autumn Variation”, e cila u publikua në muajin shtator, dukej se nënkuptonte se marrëdhënia e tij me Cherry kishte probleme.
Gjatë takimit të tyre romantik, Ed dhe Cherry dukeshin në një gjendje të mirë shpirtërore por gjithësesi janë munduar të qëndrojnë në distancë, duke mos i dhuruar përqafime njëri-tjetrit.
Më vonë, këngëtari ka postuar një fotografi në profilin e tij të instagramit, duke i treguar gishtin e mesit kamerës, ndërkohë që po shijonte një gotë verë të kuqe.