Turqia ofron ndihmë për garantimin e sigurisë në Siri

Pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad dhe largimit të tij jashtë Sirisë, Turqia është shprehur se do të ndihmojë në garantimin e sigurisë në vend.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha në një mesazh në platformën X se:

“Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për gjithçka që është e nevojshme për të shëruar plagët e Sirisë dhe për të garantuar unitetin, integritetin dhe sigurinë e saj”.

Duke theksuar se zyrtarët turq janë në kontakt me homologët e tyre amerikanë, Fidan u kërkoi të gjithë aktorëve në rajon dhe gjetkë që të veprojnë me qetësi dhe kujdes, pasi rajoni nuk duhet të tërhiqet në destabilitet të mëtejshëm.

Ai tha se Turqia i kushton rëndësi të madhe unitetit kombëtar, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, Fidan tha se institucionet shtetërore siriane duhet të mbrohen dhe forcat opozitare duhet të bashkohen menjëherë.

“Turqia po vepron me kujdes për të siguruar që terroristët e Daesh/ ISIS dhe PKK të mos shfrytëzojnë situatën në Sirinë pas regjimit të Asadit”, tha të dielën ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

“Populli sirian do të riformësojë të ardhmen e vendit të tij”,-tha ai, duke shtuar se miliona sirianë që u desh të largoheshin nga vendi i tyre gjatë luftës së gjatë civile tani mund të kthehen.

Që kur kryeqyteti Damasku ra nën kontrollin e forcave anti-regjim të dielën, ka pasur zëra se Assad është larguar, por asgjë nuk është konfirmuar./a.m

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com