Atëherë kur mendohej se paqja ishte vendosur midis Greqisë dhe Turqisë, dronët e këtyre të fundit janë rikthyer mbi detin Egje. Mediat helene raportojnë se ky është rasti i parë pas 18 muajsh që dronët turq rikthehen në Egje, pas ndihmës së ofruar nga Greqia në tërmetet vdekjeprurëse.
Ndryshe nga herët e shkuara dronët turq nuk kanë shkelur hapësirën ajrore kombëtare greke. Por, sipas gazetës “To Dhima”, autoritetet në Athinë kanë vlerësuar se kemi të bëjmë me fluturime në kuadër të një “provokimi të butë”.
Dronët “Bayraktar TB2” dhe “TAI Aksungur” kanë kryer lëvizje zbulimi për katër ditë rresht në të gjithë hapësirën detare të Athinës, ndërsa Turqia po ashtu ka dërguar një anije spiune në Egje.
Ankaraja pasi ka dërguar dronët në Egje ka shtyrë edhe vizitën e ministrit të Brendshëm turk në Athinë ku do të diskutohej për çështjet e emigracionit. Flukset e migracionit u ulën në Evros dhe Mytilene, por nuk ndodh e njëjta gjë në ishujt e tjerë të Egjeut lindor, ku vërehet një rritje.
Greqia siç duket ka qenë e përgatitur për këtë lëvizje të Turqisë. Vlen të theksohet se brenda këtyre 18 muajve kanë ndodhur dy zhvillime të rëndësishme.
Aksungur u shfaq në Egje menjëherë pas festës turke në Qipro. Është hera e parë që ky lloj droni shfaqet në ujërat greke. Aksungur për herë të parë ka kryer shkelje kur fluturoi nga Kasos në kohën kur luftanijet turke penguan hetimet nga një anije italiane, misioni kryesor i së cilës ishte vëzhgimi në terren.
Aksungur është ndërtuar për të kryer misione vëzhgimi, zbulimi dhe inteligjence nga njëra anë, si dhe misione sulmuese dhe anti-nëndetëse. Kjo mund të jetë hera e parë që ky dron i veçantë turk ka fluturuar mbi Egje, por ka dyshime serioze se ai është përdorur edhe në shtator 2022 për të fotografuar dhe kontrolluar bombarduesit M-117 të prodhimit amerikan në Samos dhe Mytilin.