Turqia u dorëzoi çelësat e shtëpive të sapopërfunduara disa prej atyre që mbetën të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar. Dorëzimi i këtyre apartamenteve vjen pikërisht një vit pas fatkeqësisë me më shumë viktima.
Tërmetet e fuqishme të 6 Shkurtit 2023 në Turqinë jugore vranë më shumë se 50,000 njerëz në 11 provinca dhe lanë miliona të pastrehë.
“Ne do t’u dorëzojmë 7275 shtëpi përfituesve në Hatay, 6572 prej të cilëve janë në qendrat provinciale dhe të rretheve dhe 703 në zonat rurale. Uroj që shtëpitë e reja të sjellin fat dhe prosperitet për pronarët e tyre dhe që ata do të jetojnë në shëndet, paqe dhe lumturi.”
Rreth 75,000 shtëpi do të dorëzohen gjatë dy muajve të ardhshëm, ndërsa qeveria planifikon të dorëzojë gjithsej 200,000 shtëpi këtë vit.
“Përpjekjet tona do të vazhdojnë për të ristrukturuar qytetet tona të dëmtuara nga tërmeti. Ne do të dorëzojmë gradualisht 40,000 shtëpi si fillim që janë aktualisht në ndërtim në të gjithë rajonin.”
Rreth 680,000 shtëpi u shkatërruan në rajonin e tërmetit dhe rreth 390,000 familje janë regjistruar për të marrë shtëpi që do të ndërtohen atje. Tërmeti dhe lëkundjet e fuqishme që pasuan plagosën më shumë se 115,000 në Turqi dhe miliona të strehuar në tenda ose që kërkonin të shpërnguleshin në qytete të tjera. Antakia historike, Gaziantepi, Kahramanmaras-i dhe zonat më të vogla industriale u goditën më rëndë.
/a.d