“Turizmi i errët” po preferohet gjithnjë e më shumë, por a duhet ta provoni?

“Turizmi  i errët” ka shënuar një rritje të interesit drejt tij në vitet e fundit. Ky koncept lidhet me vizitimin e vendeve që lidhen me vdekjen. Termi është përdorur zyrtarisht në 1996 nga John Lennon,  një  profesor turizmi në Universitetin Glasgow Caledonian në Skoci.

Në një artikull të publikuar nga Sky News, ekspertët Hayley Stainton dhe Peter Hohenhaus u janë referuar çështjeve të lidhur me turizmin e errët.

Aushvic, Poloni

“Jo çdokush e njeh termin, por ka shumë njerëz që në një moment apo në në tjetër, me apo pa qëllim, kanë qenë turistë të errët”.

Disa shembuj të vendeve më të famshme janë kampi i përqendrimit në Aushvic, Poloni, Memoriali dhe Muzeu 9/11 në Nju-Jork, SHBA, Çernobili në Ukrainë, Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni, “fushat e vrasjeve” Choeung Ek dhe muzeu i gjenocidit Tuol Sleng në ish-burgun S-21 në Phnom Penh, Kamboxhia apo Alkatrazi.

Memoriali 9/11, Nju-Jork

Sa i përhapur është “turizmi i errët?”

“Turistët po kërkojnë eksperienca më unike dhe të pazakonta. Kjo ka treguar një largim nga pushimet tradicionale ‘diell, rërë dhe det’ dhe kanë shkuar drejt formave të ndryshme të turizmit, përfshirë edhe të errëtin”, shpjegon Stainton.

Goli Otok, Kroaci

Hohenhausen shton: “Shumë njerëz duan të lidhen me të renë dhe historinë personale, një gjë që ka ndodhur edhe me mua. Mendoj se kam mësuar më shumë për botën përmes turizmit të errët sesa edukimit formal apo karrierës së dikurshme  akademike”.

 

A është etik? Kjo është një pyetje e madhe e lidhur me turizmin e errët.

Muzeu Memorial i Gjenocidit në Kigali, Ruanda

Stainton thotë se ngrihen disa probleme, por stigma është e orientuar keq.

“Njerëzit nuk vizitojnë fushat e vrasjeve në Kamboxhia apo Çernobilin ‘për qejf’, ata i vizitojnë për eksperiencën edukative pasi turizmi i errët është gjithashtu një formë e turizmit edukativ”.

Memoriali Grenfell, Londër

Problemet krijohen kur turistët nuk tregojnë respekt ndaj atyre që janë prekur.

Për shembull, shkrepja e fotove, të qeshurat dhe shakatë kur të tjerët janë në një gjendje zie”. Shembuj të ngjashëm vijnë nga fotot ‘selfie’ të shkrepura në Kullën Grenfell apo Aushvic. “Është e detyryeshme që turistët e errët të tregohen të ndërgjegjshëm ndaj personave rreth tyre dhe të shfaqin respekt”.

Liqeni Chagan, Kazakistan është formuar nga shpërthimi gjatë testimit të një bombe atomike

“Për sa kohë që nuk po kërkoni thjesht një aventurë të lirë dhe sensacionale, e merrni turizmin e errët seriozisht dhe e bëni siç duhet, mund të jetë diçka shumë frytdhënëse”, shprehet Hohehaus.

Varrezat qendrore, Vjenë

Çfarë muund të vizitoni?

  • Krateri Ijen në Indonezi. Gjatë natës mund të shihni flakët blu të minierave të sulfurit pranë liqenit në kraterin e vullkanit.
  • “Poligoni” ose Semipalatinsk, vendin e testimit të armëve bërthamore të USSR, tani në Kazakistan.
  • Goli Otok, ishulli i dikurshëm i të burgosurve në bregun e Kroacisë.
  • Memoriali Murambi për gjenocidin në Ruanda që përshkruhet nga Hohenhaus si “vendi më i errët që ka vizituar”.
  • Memoriali i kampit të përqendrimit të Majdanek pranë Lublinit në Poloninë lindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com