Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës.
Mësohet se motori i drejtuar nga një turiste italiane është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Turistja ka pësuar plagë të lehta dhe është transportuar drejt Spitalit të Sarandës për mjekim. Policia ndodhet në vendngjarje ndodhet dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
/a.r