Tuneli i Llogarasë, Rama: Drejt finalizimit, do ju çojë në jug sa hap e mbyll sytë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet për Tunelin e Llogarasë i cili do të hapet përkohësisht gjatë muajve të verës.

Kreu i qeverisë shkruan se tuneli i cili është drejt fazës së finalizimit, do bëjë të mundur shkuarjen në jug, siç thotë ai “sa hap e mbyll sytë”.

Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë drejt finalizimit, që këtë verë ju çon në jug sa hap e mbyll sytë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë punimet në kantierin e Tunelit të LLogarasë u inspektuar edhe nga Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku.

Kjo e fundit bëri me dije se tuneli do të mbyllet sërish në muajn tetor, për të bërë të mundur përfundimin e të gjitha detajeve dhe parametrave të tunelit të emergjencës.

Punimet për tunelin e Llogorasë, me një gjatësi prej afro 6 kilometra, kanë nisur në fund të nëntorit të vitit 2021.

Ky investim kushton rreth 140 milionë euro dhe pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta që përshkohet aktualisht, në vetëm 7 minuta. Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik për vendin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com