Gazetarja Aida Topalli ka paralajmëruar se zhdukja e Ervis Martinajt do të vijojë të mbete mister. Sipas saj, është e vështirë të gjenden prova. Madje ajo ka thënë se qarkullojnë disa teori mbi fatinë tij.
“Është e vështirë të gjendjen prova sepse nëse është eliminuar, ata që e kanë eliminuar kanë qenë preciz në mënyrën si e kanë kryer eliminimin. Është folur shumë, polumbarët kanë bërë edhe zhytje se trupi i tij mund të jetë hedhur në det ose është copëtuar në vaska acidi. Sa kohë flitet për një zhdukur kufoma e të cilët nuk gjendjet nuk kanë çfarë thonë. Fati i tij do të jetë një mister i gjatë për institucionet dhe për publikun”, tha ajo.