Trump zbulon letrën që i la Joe Biden: Mirë që më kujtuat, mund të kishte humbur për vite…

Një moment i këndshëm është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë teksa presidenti i sapobetuar Donald Trump kishte nisur nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë.

Gjatë ceremonisë, një nga gazetarët e ka pyetur Trump nëse paraardhësi i tij Biden i kishte lënë një letër, një traditë kjo që presidentët amerikanë e ndjekin prej vitesh.

Kjo pyetje i ka zgjuar kureshtjen presidentit të ri, i cili mesa duket e kishte harruar këtë pikë të protokollit dhe ka nisur të kontrollojë menjëherë sirtarët, në një prej të cilëve gjati dhe letrën e Joe Biden.

Presidenti e falënderoi gazetarin, duke thënë me ironi se me shumë mundësi do ta linte në sirtar për shumë muaj letrën, teksa kujton se ai e kishte lënë të tijën 4 vite më parë mbi tavolinë.

Gazetari: A ju ka lënë presidenti Biden ndonjë letër.

Trump: Mund ta ketë lënë. A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. Oh, faleminderit Piter, mund të kishin kaluar vite pa e parë!

Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj

Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Piter, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë.

Gazetari:  Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës

Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com