Donald Trump ka thënë se do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që dështon të paguajë pjesën e vet si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.
Në një tubim të shtunën, ai tregoi se njëherë i kishte dhënë një udhëheqësi se nuk do të mbronte një vend që nuk paguante dhe do të “inkurajonte” agresorët që të “bënin çfarë të donin”.
Kujtojmë se anëtarët e NATO-s angazhohen që të mbrojnë çdo komb që ndodhet në bllok nëse sulmohet. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar këto komente si “të tmerrshme dhe të pavarura”.
BBC shkruan se gjatë një fjalimi në një tubim në Karolinën e Jugut, Trump tha se i ka bërë komentet për Rusinë gjatë takimit me një nga udhëheqësit e një prej vendeve të NATO-s. Ai nuk përmendi emra, por tha se ky person ishte udhëheqës i një vendi të madh, i cili i kishte treguar hipotetikisht një situatë në të cilën ai nuk paguante detyrimet financiare në NATO dhe nëse sulmohej nga Moska. Trump tha se ky udhëheqës pyeti nëse SHBA do të shkonte për ta ndihmuar vendin e tij nëse ndodhte ky skenar.
“Unë i thashë: Nuk ke paguar? Je shkelës? Jo nuk do të të mbroj ty, në fakt do të inkurajoj ata që të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguash”, u shpreh Trump.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ish-presidenti po inkurajonte pushtimin e aleatëve më të afërt të SHBA nga regjime vrasëse.
“Kjo deklaratë rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës, stabilitetin botërore dhe ekonominë tonë”, tha zëdhënësi.
Trump është kandidati kryesor mes republikanëve këtë vit për zgjedhjet presidenciale. Prej kohësh në fakt ai e ka kritikuar NATO-n dhe e shikon si një barrë financiare shtesë për SHBA-në për të garantuar mbrojtjen e 30 vendeve të tjera.
Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës pasi Trump kishte lënë zyrën presidenciale. Që atëherë ai ka kritikuar shumë e parave të SHBA-së të dërguara në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s.
SHBA e ka mbështetur Ukrainën financiarisht më shumë se kushdo tjetër duke i dhënë 44 miliardë dollarë që prej pushtimit. Por republikanët në Kongres kanë bllokuar fondet e reja. Trump përgëzoi refuzimin që është bërë nga republikanët duke thënë se propozimet e bëra nga Biden janë shkatërrimtare.
/a.r