Trump takon CEO-n e TikTok për të parandaluar mbylljen në SHBA, administrata merr në “dorë” çështjen

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA, Donald Trump u takua me CEO-n e TikTok, Shou Zi Chew të hënën, ndërsa gjiganti i mediave sociale lufton planet e administratës për ta mbyllur atë.

Një ligj i miratuar në fillim të këtij viti thotë se TikTok do të mbyllet nëse nuk shitet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance, përpara datës 19 janar. Kompania ka bërë një kërkesë urgjente në Gjykatën e Lartë të SHBA për të shtyrë mbylljen.

SHBA dëshiron që TikTok të shitet ose të ndalohet për shkak të lidhjeve të supozuara midis, kompanisë pronare, ByteDance dhe shtetit kinez, lidhje që si TikTok dhe ByteDance i kanë mohuar gjithmonë. Projektligji thotë se ka për qëllim të mbronte sigurinë kombëtare të SHBA-së nga kërcënimi i paraqitur nga aplikacionet e kontrolluara nga kundërshtarët e huaj.

Trump e kundërshton mbylljen pavarësisht se e mbështeti një të tillë për Facebook gjatë mandatit të tij të parë, me arsyetimin se mbyllja e TikTok mund të ndihmojë Facebook-un, të cilin ai e ka akuzuar se ka ndihmuar në humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Në depozitimin e Tiktok në Gjykatën e Lartë dorëzuar të hënën, TikTok kërkoi një “vonesë modeste” për zbatimin e mbylljes për të krijuar pak frymëmarrjeje për një rishikim nga Gjykata dhe për të lejuar administratën e ardhshme të vlerësojë këtë çështje.

Trump e përshkroi TikTok si një nga platformat më të rëndësishme të të folurit të lirë në SHBA dhe tha se ndalimi do t’i bënte dëm të pariparueshëm të menjëhershëm kompanisë dhe përdoruesve të saj.

Në fillim të këtij muaji, oferta e kompanisë për të ndaluar mbylljen u refuzua nga gjykata federale e apelit. Ndërkohë që në një konferencë për shtyp të hënën, Trump tha se administrata e tij do t’i hidhte një sy çështjes së TikTok.

“Kam një pikë të dobët në zemrën time për TikTok, sepse fitova votat e rinisë me 34 pikë. Ka nga ata që thonë se TikTok ka diçka të bëjë me këtë. TikTok patjetër që pati ndikim”, tha Trump. Trump iu bashkua TikTok në qershor dhe fitoi miliona ndjekës në platformë gjatë fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com