Trump s’i ndahet telasheve, rrezikon një tjetër gjobë, shkak atletet e reja

Ish-presidenti Donald Trump, pak pasi u gjobit 355 milionë dollarë nga drejtësia amerikane, ka nxjerrë në treg atlete të reja të markës Trump në “Sneaker Con”, lëvizje “strategjike” me fitimet e së cilës do të shlyente gjobën.

Atletet e para zyrtare të Trump, me ngjyrë ari me shkëlqim dhe me një detaj të flamurit amerikan në anën e pasme, shiten si “Never Surrender High-Tops” për 399 dollarë.

Mirëpo një detaj në dizajnin e atleteve, duket se shumë shpejt do t’i hapë probleme ish-presidentit, i cili rrezikon një tjetër gjobë.

Shiriti me ngjyrë të kuqe i atleteve, në fakt është nënshkrimi i mirëfilltë i një marke tjetër të famshme këpucësh, Christian Louboutin.

Marka ka të drejtë ta padisë dhe të kërkojë dëmshpërblim për imitim të ‘brand-it’ dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer aspak ish-presidentit!

Where To Find Donald Trump's Hot New Sneakers

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com