“Trump është në dijeni të goditjes së Berishës”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në dijeni të goditjes që i është bërë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Mënyra se si u sanksionua Sali Berisha tashmë është pothuajse e ditur, pasi janë kërkuar fakte dhe argumenta për shpalljen e tij “non grata” dhe nuk janë faktuar. Unë i di prioritetet e mëdha që kanë Shtetet e Bashkuara, por nuk jemi në rastin e pritjes së radhës së prioriteteve. Sot doli informacioni se Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se si është politizuar dhënia e “non grata”-ve. Vetë zoti Donald Trump ka dijeni për goditjen që i është dhënë një drejtuesi të lartë të djathtë konservator, në këtë rast zotit Berisha”, tha Boçi.

Sipas Boçit, heqja e “non gratës” do ishte mirë që të bëhej para zgjedhjeve.

“Është shumë e rëndësishme vendosja e dinjitetit të një shtetari si zoti Berisha, por neve do të na interesonte që nëse e vërteta do të dalë, të ndodhë para zgjedhjeve dhe të dalë e plotë para publikut në një moment që është i volitshëm për ne”, theksoi deputeti demokrat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com