“Trump e hoqi për abuzim”, Demaliaj: LaCivita nuk ka fuqi t’i heqë non gratën Berishës e as ta sjellë në pushtet

Analisti Ilir Demaliaj ka deklaruar se Chris LaCivita u hoq nga Donald Trump për vjedhje fondesh nga grupi i fushatës së tij dhe sot ndodhet në gjyq.

Për analistin, LaCivita as ia heq dot ‘non gratën’ Berishës dhe as e sjell dot në pushtet, që ta ndihmojë të fitojë zgjedhjet.

“LaCivita ishte i fushatës së Trump dhe ai e hoqi për abuzime dhe është në gjyq. Nuk ndodh që t’i heqë ‘non gratën’ Berishës, fuqia e LaCivita për t’ia hequr ‘non gratën’ është zero, ashtu sikurse edhe për t’i sjellë fitoren PD-së në fushatë. Mua më duket se këto para që harxhohen me fushatën këtu janë kot, sepse nuk e sjell fitoren as LaCivita dhe as paratë që harxhohen. Fushata duhet të përqendrohet te programi, projektet, investimet. LaCivita nuk e njeh terrenin në Shqipëri dhe fuqia e tij për ta përmbysur rezultatin është pothuajse zero. Rama ka bërë maksimumin e tij dhe më të mirën, edhe pse ka më shumë për të bërë”, nënvizon analisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com