Një vrasje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali, në fshatin Dojan ndërsa viktima është identifikuar si një 43-vjeçar.
“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordjan Mulaj, rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informon policia.
Sakaq, në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
/a.r