Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë orët e para të mëngjesit ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 8 persona.
Ngjarja është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një mjet me emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme (7 klandestinë) është aksidentuar ku ka humbur jetën dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.
Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.
Dyshohet se shoferi nga Shkodra, i identifikuar si Sokol Ismeti, ishte duke ecur me shpejtësi gati 200 km në orë për t’ju shmangur policisë.
Disa turpa janë shpërndarë afër lumit Vjosë e ndërsa disa viktima të tjerë janë ende në automjet.
Mjeti ka përfunduar totalisht i shkatërruar, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 100 metrash.
Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.