Tronditet gara presidenciale, aktakuzë e re kundër Trump për zgjedhjet e vitit 2020

Prokurori i Posaçëm Jack Smith ngriti një aktakuzë të re kundër Donald Trump lidhur më përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Aktakuza e re e ngarkon Trumpin me të njëjtat akuza kriminale sikurse ajo e vjetra, por përmban disa ndryshime pas vendimit të Gjykatës Supreme se ish-presidenti gëzon imunitet të gjerë nga ndjekja penale.

Në të hiqet një segment i padisë që akuzonte Trumpin se ishte përpjekur të shfrytëzonte fuqitë e departamentit të drejtësisë për të përmbysur humbjen në zgjedhje. Pikërisht tek një konstatim i tillë, gjykata e lartë u bazua për të vendosur se Trump ishte plotësisht imun ndaj ndjekjes penale.

Aktakuza e re përqendrohet në rolin e Trumpit si kandidat politik që kërkon rizgjedhjen, në krye të Shtëpisë së Bardhë, në vend se si president i vendit.

Zyra e Prokurorit të Posaçëm tha se aktakuza e përditësuar, e dorëzuar në gjykatën federale në Uashington, “pasqyron përpjekjet e Qeverisë për t’i respektuar dhe zbatuar vendimet e Gjykatës së Lartë”.

“Nuk mendoj se ndryshon diçka ligjërisht. Eshtë e qartë se bëhet fjalë për një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje. Prokurorit Smith duhet t’i vijë turp nga vetja”, tha J.D Vance.

Ka pak gjasë, që çështja të arrijë në gjykatë parazgjedhjeve të 5 nëntorit e megjithatë ky hap i prokurorit të posaçëm, Smith sinjalizon se ai është I vendosur të çojë me çdo kusht Trumpin përpara drejtësisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com