Tritoli në banesën e gjyqtarit Sterkaj, KLGJ vendos sot për mbrotjen e Tonin Sterkajt

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet ditën e sotme për të marrë një vendim nëse do të marrë në mbrojtje gjyqtarinë e Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj. Këtij të fundit iu vendos tritol në banesë mëngjesin e 28 prillit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.

KLGJ-ja dënoi ngjarjen, ndërsa e cilësoi sulmin me tritol si cenim të sigurisë së gjyqtarit dhe kërcënim serioz për shoqërinë.

KLGJ-ja kërkoi me urgjencë zbardhjen e ngjarjes dhe  vendosjen para drejtësisë së autorëve.

Vetë gjyqtari deklaroi para policisë së Shkodrës se dyshonte se ngjarje lidhej me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa pasur të qartë se për cilin rast mund të bëhej fjalë konkretisht.

Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi lë lëndën plasëse, u largua në këmbë përmes rrugicave.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com