Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka vendosur 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës Tonin Sterkaj. Mbrojtja e posaçme është miratuar me vendimin të Komisionit të Posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë KLGJ.
Vendimi për mbrojtjen erdhi një ditë pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër. Vetë gjyqtari Sterkaj deklaroi se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa hetuesit dyshojnë se ngjarja të ketë lidhje me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës.
Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi la lëndën plasëse te dera e oborrit, u largua në këmbë përmes rrugicave.
Kjo ngjarje e ndodhur më 28 prill u dënua edhe nga KLGJ duke e cilësuar si sulm ndaj drejtësisë dhe intimidim të saj.
/a.r