Ka ndërruar jetë nëna 38-vjeçare, e cila u godit me thikë gjatë sulmit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction në Sidnei.
Ajo u plagos me thikë së bashku me foshnjën e saj 9 muajshe nga një 40-vjeçar, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra, duke e çuar në gjashtë persona që kanë humbur jetën.
Policia dhe shërbimet spitalore konfirmuan se viktimat janë pesë gra dhe një burrë.
Si gruaja ashtu edhe fëmija u goditën me thikë nga 40-vjeçari, por nëna arriti që t’ua jepte foshnjën dy burrave që nxituan për ta ndihmuar.
38-vjeçarja u dërgua në Spitalin St Vincent, por nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa foshnja iu nënshtrua një operacioni për shkak të dëmtimeve në bark dhe mbetet në gjendje të rëndë, së bashku me shtatë persona të tjerë.
Autori, i cili ishte i njohur për policinë, u vra nga një efektive në vendin e krimit.
“Ky nuk është një sulm terrorist. Jemi të bindur se nuk ka rrezik të vazhdueshëm”, tha zëdhënësja e Policisë.
Kjo është ngjarja më e rëndë në shtetin e Sidneit që nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Quakers Hill në vitin 2011, ku vdiqën 11 persona./m.j