Ish-konkurrenti i ‘BBV3’, Fation Kuqari, ditën e sotme në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka folur lidhur me eksperiencën e tij në format dhe jo vetëm.
Ai ka komentuar dhe lojën e tre konkurrentëve, një prej tyre e eliminuar, të cilët ishin në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit.
Bëhet fjalë për Eglën-Ilnisa-Meriton.
Si e komenton trekëndëshin Egla-Meriton-Ilnisa brenda ‘Dhomës së Bardhë’?
‘Thellë-thellë ata nuk e kanë inat njëri-tjetrin. Ata e kanë kuptuar që janë të fortë. Nuk më pëlqen mënyra si e menaxhon Meritoni situatën dhe si i trajton vajzat. Në lojë i trajton shumë keq, shpresoj të mos jetë kështu jashtë. Do të ishte fatale nëse do ishte kështu dhe jashtë, por shpresoj që jo.’- është shprehur Fationi.