Egla dhe Romeo janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin përgjatë ditëve të mëparshme.
Megjithëse Egla shprehet se e ka xhan Romeon, sipas saj ai po shkel miqësinë e tyre me fjalë dhe vepra. Nga ana tjetër, Heidi e gjendur në mes dy personazheve, thekson se: “Egla ka 0 tolerancë. E kuptoj çfarë bën, por janë disa momente me njerëz që i ka xhan, që duhet të jetë e ndjeshme!”
Egla: Që unë e kam xhan Romeon kjo s’do ndryshojë as kur të vazhdojë jeta pas ‘Big-ut’. E kam të vështirë të gjej një gjuhë të përbashkët me Romeon sepse kemi një diferencë moshe të madhe. Romeo në të vërtetë s’di të respektojë me vepër. Miqësinë e shkel nëpër debate dhe konsumon vetëm fjalë duke përsëritur të njëjtat fjali, gjë që më lodh shumë .
Për Heidin Romeo është një peshë por Heidi do ja dalë me apo pa Romeon!
Heidi: Unë marrëdhënien e Eglës me Romeon s’e di fiks, sepse ata shpeshherë janë zënë
Nuk më bëhet vonë me thënë të drejtën ata e dinë vetë! Mendoj që Egla ka 0 tolerancë, e kuptoj si është ajo, ja kuptoj të gjitha por janë ca momente që me njerëzit që ti ke xhan duhet të jesh pak me takt ose të tërhiqesh.
Heidi në mes të dy zjarreve?🤔