Tre të vdekur dhe shtatë të zhdukur pas përmbysjes së një anije peshkimi

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe shtatë janë të zhdukur pasi një anije peshkimi u përmbys në brigjet e Portugalisë qendrore në Oqeanin Atlantik, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve Lusa.

Agjencia, duke cituar një burim nga autoriteti kombëtar detar, tha se autoritetet u lajmëruan për incidentin rreth orës 4:30 të mëngjesit, me kohën lokale.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje, tha agjencia e lajmeve.

Incidenti ndodhi në plazhet e Sao Pedro de Moel dhe Vieira de Leiria, të vendosura në rajonin Leiria të Portugalisë qendrore, sipas burimeve të Autoritetit Portugez të cituara nga agjencia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com