Tre miq të rinj i bashkohen Eglës, Meritonit dhe Ilnisës, si reaguan ata?

Egla, Ilnisa dhe Meritoni prej gati 24 orësh janë zhvendosur në Dhomën e Bardhë, ku do të qëndrojnë deri të shtunën, ku publiku do të vendosë të rikthejë në garë dy prej tyre.

Sot, një zarf i bardhë ka mbërritur në dhomën e bardhë, i cili është lexuar nga Ilnisa. Në të shkruhej se tre miq të rinj do t’i bashkohen dhomës së tyre, për të cilët duhet të kujdesen.

Në ditët tuaja të qëndrimit në dhomën e bardhë nuk do të jeni vetëm. Vëllai i Madh iu ka sjellë tre miq, të cilët do t’ju shoqërojnë. Kujdesuni për ta dhe mbajini afër”, shkruhet në zarf, i cili është lexuar nga Ilnisa.

Pjesë nga biseda:

Egla: Çfarë janë?

Ilnisa: Tre miq.

Egla: Shpresoj të jenë qenusha.

Egla, Meritoni dhe Ilnisa kanë dalë menjëherë në oborr, ku kanë gjetur tre qenusha të vegjël, për të cilët duhet të kujdesen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com