Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin nacional Memaliaj-Krahës.
Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën për rrjedhojë dyshohet për 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat, teksa priten të mësohet të tjera detaje.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
/a.r