Transportonte drejt Kakavijës 5 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 19-vjeçari pakistanez

Një 19-vjeçar pakistanez ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, shtetasi pakistanez A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan.

Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com