Transkpritet e SKY/Shullazi flet me Marklen Hakën nga burgu: Ulu me Bamin, por mos i kthe kurrizin

Transkpritet e fraksionit të ri të ‘SKY’, nxjerrin në dritë jo vetëm luftën mes grupeve, por edhe përçarjen, hasmëritë brenda vetë Bandës së Niklës.

Një luftë që përflitej prej vitesh. Episodi numër 1 i dosjes së SPAK, ka në qendër planin për eliminimin e Durim Bamit dhe vëllait të tij Valter Bami.

“Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka e ndodhur në datë 9.12.2017”.

Sipas prokurorisë, plani kishte bashkuar grupin e Avdylajve të Shijakut, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin që operonte nga qelia, i ndjeri Arben Mërkuri- lidhje e Rrumit të Shijakut dhe ish anëtarë të bandës së Durim Bamit. Mes tyre, i ndjeri Gentian Bejtja që u ekzekutua në derën e banesës në Larushkë në 15 Mars të vitit 2024, Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës dhe Marklen Haka i cili dikur ishte mjaft i afërt me Durim Bamin. Transkpritet e SKY, në fakt e zbulojnë këtë personazh në një lojë dyfishe. Ai dyshohet se u përfshi edhe në planin e eliminimit të ish deputetit Ndoka.

“Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këto informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi”.

Shullazi, përmes një telefoni nga qelia, i tërheq vëmendjen Hakës të jetë i kujdesshëm ndaj vëllezërve Bami

“Ca nuk bëjnë o Marklen, por besë mos u ki. Ulu pi kafe por shpinën mos ua kthe. Po të jem vetë e mbarojmë aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja, Redjan Rraja, thotë që Duri, është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”./a.m. (TCH)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com