Trajnerja e fitnesit vritet nga burri, trupin e hodhi jashtë shtëpisë së prindërve të saj

Një influesncuese e njohur fitnesi nga Brazili u vra nga burri i saj gjatë një debati. Pas krimit të rëndë ai e hodhi trupi e pajetë të 30-vjeçares jashtë shtëpisë së prindërve të saj.

Debora Michels, 30 vjeç, u gjet e hedhur në një trotuar, në shtetin jugor të Rio Grande do Sul, në orët e para të së premtes, 26 janar.

Burri, Alexander Gunsch, dyshohet se e ka mbytur Debin. Ai i tha policisë se gruaja e tij bodybuilder filloi të ndihej e sëmurë dhe ai u nis për ta çuar në spital, por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, e hodhi në trotuar përballë shtëpisë së prindërve të saj.

Pamjet e CCTV kapën momentin kur i dyshuari hoqi trupin e Debit nga makina e tij dhe e hodhi në trotuar.

Vëllai i saj i indinjuar dhe i shkatërruar, Alex Michels tha për mediat lokale: “Kjo situatë është e neveritshme. Ajo që kërkon familja jonë është drejtësia. Nuk mund të lini askënd të mbetet pa u ndëshkuar”.

Ai gjithashtu shtoi se Deby dëshironte një divorc.

“Një ditë para krimit ata po diskutonin për divorcin. Gjithçka dukej se ishte mirë, derisa prindërit e mi u zgjuan dhe gjetën vajzën e tyre të vdekur para shtëpisë”, tha vëllai i gruas.

Hetimet policore vazhdojnë dhe bashkëshorti ndodhet në paraburgim. Deby ishte e njohur në mediat sociale dhe kishte mijëra ndjekës që ndiqnin stërvitjet dhe këshillat e saj si trajnere personale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com