Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, ku si pasojë një grua ka hunbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhe, ku një mjet tip fuoristradë, më të cilin udhëtonte një familje, burrë e grua dhe katër fëmijë, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën nëna, e identifikuar si Matilda Zogu dhe është plagosur rëndë një nga katër fëmijët.
Babai i familjes është identifikuar si Edmir Zogu.