Tragjike! Gjendet i pajetë në banesën e prindërve vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor

Altin Isaraj, vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka ndërruar jetë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Isaraj është gjetur pa shenja jete në banesën e prindërve të tij.

Ai jetonte në banesën e tyre qëkur ishte liruar nga Burgu i Rrogozhinës.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj. Ky i fundit ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com