Një tragjedi ka ndodhur në Sferracavallo, një fshat në periferi të Palermos, Itali.
Një djalë tre vjeçar është mbytur pasditen e sotme në pishinën e shtëpisë së tij. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i mituri nuk arriti të mbijetonte.
Sipas informacioneve fillestare, në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm prindërit, pronarë të vilës bregdetare me pishinë.
Policia po heton dinamikën e saktë të ngjarjes.