Tragjike! 16-vjeçari rrëzohet në fushë dhe ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Një 16-vjeçar, duke ndjekur një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë. Pasi është dërguar në spital, fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com