Tragjeditë nuk kanë fund në Kinën jugore/ Shembja e një autostrade u merr jetën 19 personave

Shembja e një autostrade u shkakton vdekjen 19 personave në Kinë. Një pjesë e autostradës që lidh qytetin Meizhou dhe qytetin Dapu në provincën Guangdong u shemb mëngjesin e ditës së sotme.

Videot e qarkulluara në rrjetet sociale tregojnë makinat e shkatërruara dhe një zjarr të furishëm që kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të segmentit rrugor. Ndërkaq forcat e emergjencës dhe policia ishin në vendin e ngjarjes që pas marrjes së informacioneve të para.

Mediat lokale raportojnë se 19 persona humbën jetën si pasojë e tragjedisë që ndodhi, rreth 30 të tjerë mbetën të plagosur duke marrë shërbimin mjekësor dhe rreth 18 makina mbetën të bllokuara.

Qeveria provinciale Guangdong dërgoi një grup forcash shpëtimi me rreth 500 punonjës.

Duket se incidentet në Kinën jugore nuk kanë fund pasi vetëm pak ditë më parë ajo u përball me përmbytje masive për shkak të shirave të rrëmbyer.

Provinca Guangdong, me një popullsi prej rreth 127 milionë banorë, është përballur gjithnjë me pasojat e shirave të rrëmbyer, të cilat kanë detyruar më shumë se 110,000 njerëz të zhvendosen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com