Tragjedia me 179 viktima, ekspertët: Gabimi që iu mori jetën

Ekspertët kanë folur për tragjedinë ajrore në Korenë e Jugut ku humbën jetën 179 persona, ndërsa vetëm dy shpëtuan pasi avioni humbi kontrollin dhe u përplas me një mur betoni.

Ekspertët kanë theksuar se muri i betoni në fund të pistës ishte një gabim fatal dhe kriminal, duke shtuar se nëse muri nuk do të ishte, avioni mund të kishte devijuar në një fushë dhe mund të kishin shpëtuar të gjithë pasagjerët.

Sipas dëshmive, një nga motorët doli jashtë funksioni pasi ishte goditur nga një zog, e cila më pas solli edhe mosfunksionimit e sistemit të rrotave.

“Unë mendoj se të gjithë do të ishin gjallë sot… Nëse ai mur nuk do të ishte ndërtuar në atë pozicion avioni do të vazhdonte në fushë dhe pasagjerët apo pilotët mund të kishin vetëm gërvishtje të lehta”, ka thënë eksperti i sigurisë ajrore David Learmount për Sky News.

Tragjedia me 179 viktima, flasin ekspertët: Gabimi që iu mori

Si hap të parë ministria e Transportit njoftoi planet për të zhvilluar një inspektim tek të gjithë avionët e serisë Boeing 737-800 të operuar nga kompanitë koreanojugore, me fokus tek të dhënat e mirëmbajtjes së përbërësve kyç. Avioni me numër fluturimi 7C2216, që po mbërrinte nga kryeqyteti tajlandez Bangkok, po përpiqet të ulej pak pas orës 9 të mëngjesit të së dielës, në aeroportin Muan në Korenë e jugut. Sipas raportimeve fillestar shkak për tragjedinë mund të jetë bërë përplasja e avionit me një grumbull zogjsh, shkruan A2.

Tragjedia me 179 viktima, flasin ekspertët: Gabimi që iu mori

Pak minuta para aksidentit, kontrolli i trafikut ajrore paralajmëroi për aktivitet të shpendëve. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ndonjë prej sistemeve të kontrollit të avionit u bllokuar, teksa pilotët u përpoqën të uleshin pak pasi deklaruan gjendje emergjence. Pamje të publikuara në media, tregojnë avionin teksa prek tokën pa rrota, para se të përplaset me një mur e të shpërthejë në flakë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com