Tragjedia e Gërdecit, inxhinieri ushtarak: E ngritën pranë qendrave të banuara, shpërthyen 15 mijë predha, do ishte zhdukur Tirana

15 mijë predha kanë shpërthyer në masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, që solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Kështu deklaroi inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” në Report tv, duke nënvizuar se ishin shkelur të gjitha rregullat.

“Ka qenë një repart ushtarak ishin magazina tunele. Në mënyrë abuzive u ngrit si pikë për të çmontuar municionet e të gjitha llojeve që nga fishekët e thjeshtë e deri te munizonet e kalibrit të madh. Zakonisht këto pika ku demontohen kanë një disiplinë tepër të rreptë ashtu siç thashë për uzinat ushtarake. Difekti më i vogël atje i hedh në erë të gjithë ata që punojnë aty. Aty mungon disiplina.

Ishte shumë afër qendrave të banuara nuk lejohet. Ishin shkelur të gjitha kushtet normale që kërkohen për të kryer këtë operacion plus rregullave të tjera. Punonjësi që hyn brenda duhet të jetë i veshur me këpucë gome, rrugës kur lëvizin punonjësit dhe në vendet ku qëndrojnë bëhen disa tubo metalikë në mënyrë që të shkarkojnë ngarkesat metalike.  Pastaj nuk lejohet sasia e madhe, përdoren të programuara, të caktuara. Atje vetëm municione artilerie shpërthyen 15 mijë predha. Të kishte qenë në Tiranë do ishte zhdukur Tirana”, tha Habili në një intervistë me Arbër Hitajn./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com