Tragjedia e 9 janarit 2004 në Karaburun, familjarët apelojnë ende për drejtësi

Prej 21 vitesh, familjarët e 28 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e 9 Janarit në Karaburun kërkojnë zbardhjen e së vërtetës dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

SPAK, shpresa e vetme e familjarëve për drejtësi, u ka kthyer përgjigje negative.

E kemi të sanksionuara me baza, me fakte që shteti i ka vrarë,” tha Nikoll Mhilli.

Nga SPAK-u kemi marrë përgjigje negative. Kërkojmë të rivlerësohet edhe një herë çështja penale,” u shpreh Ndoc Bjeshka.

… djalin me nusen. Ai djalë e mori guximin atë natë duke telefonuar që i kanë vënë në gomone dhe ‘se na kanë prerë në besë të gjithëve. Nuk jemi me Guardia di Finanza-n, por na vunë në gomone’,” shtoi Mark Grisha.

Avokati i çështjes, Dodë Mehmetaj, thotë se dosja e 9 Janarit ka të njëjtën natyrë të krimeve shtetërore, si 21 Janari apo Gërdeci, por organet e drejtësisë nuk po e konsiderojnë të tillë.

E njëjta ngjarje dhe të njëjtën natyrë ka ngjarja e 9 Janarit, sepse është një krim i pastër shtetëror, ndoshta jo i qëllimshëm, por me neglizhencën e pafalshme që kishin detyrimin t’i shpëtonin këta njerëz. Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur për fajësi për shtetin. Jetën e këtyre njerëzve e vlerësuan sa çmimin e një lope a pak më ulët, 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër,” deklaroi z. Mehmetaj nga shoqata “9 Janar 2004”.

Më 9 janar 2004, 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Ata ishin kryesisht të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç.

18 burra dhe 3 gra u gjendën të pajetë mëngjesin e 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s i ushtrisë italiane. 8 rezultojnë të zhdukur edhe pas 14 vjetësh.

Njëmbëdhjetë të tjerë mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com