Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh.
Tatiana Denize Silva dos Anjos (43 vjeç) dhe Maida Berenice Flores da Silva (58 vjeç), vdiqën pasi hëngrën ëmbëlsirën e Krishtlindjes.
Ndërkohë, motra e Maidës, Neuza Denize, Silva dos Anjo (65 vjeç), u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike ku edhe dha frymën e fundit.
Ëmbëlsira që 58-vjeçarja përgatiti me motrën e saj 65-vjeçare është një Bolo de Natal – një ëmbëlsirë braziliane tipike për festimet e Krishtlindjes. Pasi hëngrën tortën, tre anëtarë të tjerë të familjes u ndjenë të sëmurë.
Sipas globo.com, rezultatet e analizave të para laboratorike treguan praninë e arsenikut në të paktën një nga viktimat si dhe dy të mbijetuar. Informacioni u konfirmua për RBS TV nga oficeri i policisë Marcos Vinícius Veloso, i cili drejton hetimin.
Sipas oficerit të policisë, gruaja që përgatiti tortën ishte e vetmja në shtëpi që hëngri dy feta nga ëmbëlsira dhe përqendrimi më i lartë i helmit u gjet në gjakun e saj.