Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Tiranë. Një 23-vjeçare, dyshohet me probleme të shëndetit mendor dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2024, në rrugën “Asim Vokshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja N. L., 23 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.