Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Sarandë, ku një 38-vjeçar është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”.
Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.