Tragjedi në Lampedusa, shpëtohen shtatë emigrantë, por zhduken 21 të tjerë

Shtatë persona u shpëtuan ndërsa 21 të tjerë u zhdukën në det si pasojë e fundosjes së një anijeje me emigrantë pranë bregdetit të ishullit italian Lampedusas. Të shpëtuarit janë shtetas sirianë, të cilët u thanë ekipeve për shpëtim se tre fëmijë janë në mesin e personave të zhdukur, raportojnë mediat italiane.

Të shtatë të mbijetuarit u shpëtuan nga roja bregdetare dhe thanë se po udhëtonin me një varkë që ishte nisur nga Libia disa ditë më parë, me 28 persona në të cilët ishin familjarë të njëri tjetrit.

Mesdheu qendror është njëra prej rrugëve më vdekjeprurëse detare për emigrantët. Sipas agjencisë së OKB-së për emigrantët, IOM, më shumë se 2.500 emigrantë janë mbytur apo zhdukur në përpjekje për ta kaluar Mesdheun vitin e kaluar. Ndërsa, deri tani këtë vit janë mbytur apo zhdukur 1.047 të tjerë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com