Tragjedi në Itali, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, në provincën e Parmës.

Ka qenë motra e saj 17-vjeçare që ka bërë zbulimin tragjik para orës 8 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediet italiane.

Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për të riun.

Automjeti mjekësor dhe ambulanca e Kryqit Blu ndërhynë në vendngjarje, në një shtëpi në via Cantini, në qendër të qytetit.

Hetimet i janë besuar policisë.

Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak që e ka goditur trembëdhjetë vjeçarin në gjumë. Autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com