Tragjedi në brigjet e Mesdheut, zhduken 60 emigrantë

Mbi 60 emigrantë besohet se janë mbytur pas fundosjes së një anije në brigjet e Libisë.

Lajmi u konfirmua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Duke cituar të mbijetuarit, agjencia e OKB-së tha të shtunën se anija u largua nga qyteti i Zuwara me rreth 86 persona në bord.

Libia është ndër pikat kryesore të nisjes për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të hyjnë në Europë. IOM vlerëson se më shumë se 2,200 njerëz janë mbytur ndërsa tentonin kalimin vetëm këtë vit, duke e bërë atë një nga rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë.

Agjencia tha se shumica e viktimave të incidentit të fundit ishin nga Nigeria, Gambia dhe vende të tjera afrikane, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com