Trafiku në Urën Hong-Kong – Zhuhai – Makao, rekord gjatë Festës së Pranverës 2024

Të dhënat e publikuara nga pika e kontrollit kufitar e Urës Hong-Kong – Zhuhai – Makao tregojnë se, pasi porti i autostradës Zhuhai i kësaj ure vendosi rekord ditor prej 130 000 hyrje-daljesh udhëtarësh të hënën, një ditë më pas ky port pati një nivel të ri të trafikut të udhëtarëve dhe automjeteve. Kështu, qarkullimi i udhëtarëve të martën arriti në 144 000, duke thyer rekord për të dytën ditë rresht, ndërsa qarkullimi i automjeteve hyrëse dhe dalëse i kaloi 18 000 për herë të parë, duke vendosur rekord për numrin më të madh të hyrje-daljes së automjeteve në të gjitha portet kineze.

Të dyja shifrat përbëjnë rekord që prej hapjes zyrtare të Urës Hong-Kong – Zhuhai – Makao. Shtimi i qarkullimit të automjeteve dhe udhëtarëve është një mishërim i gjallë i përshpejtimit të zhvillimit të integruar të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao shkruan CMG.

Sipas statistikave nga pika e kontrollit kufitar e Urës Hong-Kong – Zhuhai – Makao, nga e shtuna deri të martën pati gjithsej më shumë se 455 000 hyrje-dalje udhëtarësh. Midis tyre, qarkullimi ndërmjet Zhuhait e Hong-Kongut ka qenë veçanërisht i ngarkuar, me një total prej më shumë se 329 000 udhëtarësh, që përbëjnë 72.3 % të vëllimit të përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com